Honduras | Mijëra hondurasë demonstruan në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të presidentit të vendit, Shiomara Kastro (Xiomara Castro) dhe riaktivizimin e traktatit të ekstradimit me Shtetet e Bashkuara, të pezulluar nga udhëheqësi i krahut të majtë.
Marshi paqësor, i udhëhequr nga politikanë të opozitës, u organizua pas botimit të një videoje që lidhte presidentin Kastro dhe familjen e tij me trafikun e drogës.
Të veshur me bluza të bardha, blu dhe kombëtare të futbollit, pjesëmarrësit brohorisnin parrulla si: “Ne nuk jemi në Venezuelë këtu”, dhe “Po ekstradimit”.
Këtë javë, organizata amerikane InSight Crime publikoi pamjet që tregonin trafikantët honduras të drogës duke negociuar ryshfet me z. Karlos Zelaia (Carlos Zelaya), kunati i presidentit Kastro dhe vëllai i ish-presidentit Manuel Zelaia (Zelaya), i cili u rrëzua në muajin qershor të vitit 2009.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments