HONDURAS | ISH-PRESIDENTI JUAN ORLANDO HERNANDEZ U LIRUA NGA AKUZAT PENALE NË GJYQ PARAPRAK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 days ago
- 1 min read
Tegucigalpa, Honduras | Ish-presidenti Juan Orlando Hernandez, siguroi sot një lirim përfundimtar nga akuzat penale për pastrim parash dhe mashtrim në rastin Pandora II.
Në përfundim të seancës gjyqësore penale paraprake dëgjimore, një gjyqtar pushoi procedurat penale ndaj tij dhe urdhëroi lirim të përhershëm, duke anuluar (revokuar) masat paraprake të vendosura më parë.
Sipas vendimit gjyqësor, nuk u demonstrua gjurmueshmëria e nevojshme e fondeve që dyshohet se ishin caktuar për një fushatë politike, dhe as nuk u provua se 11 marrëveshjet e shqyrtuara në procedura ishin miratuar nga dega legjislative.
Mbrojtja e ish-presidentit Hernandez paraqiti 31 prova dokumentare dhe një dëshmitar, duke argumentuar se vendimet e kontestuara u morën kur ish-presidenti drejtonte Kongresin Kombëtar, jo Ekzekutivin.
Prokurori, megjithatë, paraqiti 16 dokumente, një dëshmitar dhe tre raporte ekspertësh.
Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Apelit.
Ish-president nga viti 2014 deri në vitin 2022, Juan Orlando Hernandez, u dënua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me dyzet e pesë (45) vjet heqje lirie dhe me tetë (8) milionë dollarë ($) gjobë për trafik droge por më pas u fal nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments