top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HOMAZHE PËR EGLI PROGËN NË KORÇË: QYETARËT NDEZËN QIRINJ PRANË PORTRETIT TË TIJ PARA KATEDRALES | BABAI DHE E MOTRA KËRKOJNË TË DALI E VËRTETA PENALE NË SHESH.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Korçë, Shqipëri | Në qytetin e Korçës janë zhvilluar homazhe në nder të z. Egli Proga, i cili, dyshohet se u dhunua fizikisht për vdekje nga z. Denis Meçe.

 

Disa qytetarë u mblodhën në katedralen e qytetit të Korçës, ku ndezën edhe qirinj.

 

Në homazhe kanë marrë pjesë edhe familjarët e viktimës, mes tyre babai dhe motra.

 

Në një prononcim të shkurtër, z. Nazmi Proga (babai i viktimës) shprehet se kërkojnë vetëm drejtësi, asgjë tjetër.

 

Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi! Të dali e vërteta, kaq”, tha z. Nazmi Proga.

 

Motra e 42-vjeçarit u shpreh se vëllait të saj iu mor jeta nga barbarët e këtij qyteti, ndërsa u shpreh se ajo do të mbrojë figurën e tij pas vdekjes duke theksuar se ia ka borxh.

 

Që nga dita kur Egli mbeti këtu i pajetë pasi jetën ia morën barbarët e këtij qyteti, unë do të jem mbrojtësja e tij. Do e mbroj pas vdekjes sepse nuk isha këtu për ta mbrojtur për së gjalli. Mund të dukem si një e vogël dhe hallexheshë me të zeza, por ja kam borxh vëllait tim të sjell drejtësinë.


Nuk dua të përfitoj kush nga vdekja e tim vëllai, nuk dua të politizohet vdekja e tij, por do pranoj ndihmën për vendosjen e drejtësisë.


Kriminelët që i kanë mbyllur jetën vëllait tim do shkojnë në burg pa përjashtim. Si ata plehra që e dhunuan dhe ata që u përpoqën ta mbyllin këtë vrasje makabre”, tha ajo.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page