Uashington, Amerikë | Kokosi po bëhet simbol viral i fushatës zgjedhore të kandidates presidenciale Këmellë Heris (Kamala Harris).
Referencat për kokosin po shumëfishohen në mediat sociale, duke iu referuar një fjalimi në muajin maj të vitit 2023, në të cilin zëvendëspresidentja bëri një shaka për pemët e kokosit.
Referenca befasoi më shumë se disa njerëz të pa iniciuar. Si u bë pema e kokosit një simbol i mbështetjes për znj. Heris (Harris)?
Në fakt, që kur zv.presidentja e gjeti veten të përfshirë në garën për Shtëpinë e Bardhë, arra e kokosit ka pushtuar rrjetet sociale në Shtetet e Bashkuara.
“Zonja zv/presidente, ne jemi gati të ndihmojmë”, shkroi senatori i Hauait (Hawaiit), i quajtur Braiën Sçetz (Brian Schatz) në rrjetin social virtual Iks (X), sapo lajmi për pensionimin e presidentit Xhëu Baidn (Joe Biden) u njoftua në botë.
Senatori e shoqëroi postimin me një foto që tregonte një burrë – vetë, me sa duket – duke u ngjitur në një pemë kokosi.
Por nga vjen përdorimi i imazhit të kokosit?
Vitin e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, duke folur për mundësitë e barabarta në arsim, zv/presidentja Heris (Harris) e mbylli fjalimin e saj me anekdotën e mëposhtme.
“Nëna ime ishte pak e rreptë me ne ndonjëherë dhe thoshte: Nuk e di se çfarë nuk shkon me ju fëmijë. Mendoni se sapo ke rënë nga një pemë kokosi?”
E konsideruar e pakuptueshme dhe pa lidhje të dukshme me temën, deklarata u tall në atë kohë, duke u bërë virale për herë të parë.
Por këtë herë, pema e kokosit është kthyer në një simbol të mbështetjes për zv/presidenten Heris (Harris), me përdoruesit e internetit që fillimisht përdorin lojëra fjalësh, emoticone dhe pamje të kokosit për ta shtyrë demokratin 81-vjeçar të jepte dorëheqjen në favor të zëvendëspresidentes së tij.
Që nga e diela, domethënë që nga publikimi i letrës në të cilën presidenti Xhëu Baidn (Joe Biden) hoqi dorë nga kandidimi për një mandat të dytë, pema ka pasur momentin e saj të lavdisë.
Me origjinë indiane dhe xhamajkane, shumë më e re (59 vjeç) se kandidati republikan Danlld Tramp (Donald Trump), i cili është me moshë 78 vjeç, kandidatja Heris (Harris) synon të përfitojë nga kjo modë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments