Bejrut, Liban | Këshilli Shura i Hezbollahut, organi qendror vendimmarrës i grupit, zgjodhi z. Hashem Safieddine për të zëvendësuar z. Hassan Nasrallah si udhëheqës të Hezbollahut.
Entet mediatike Haaretz dhe Al Arabya e shkruajnë atë.
Z. Safieddine vjen nga Deir Qanoun al-Nahr, një fshat në Libanin jugor, i lindur në një familje të shquar shiite të njohur për nxjerrjen e klerikëve dhe parlamentarëve me ndikim.
Ai është kushëri i z. Nasrallah dhe ka lidhje familjare me z. Kasem Sulejmani (Qassem Soleimani), ish-komandantin e Forcave Kuds (Quds) të Iranit, i cili u vra në një sulm ajror të SHBA-së në Irak, në vitin 2020.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments