top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HEZBOLLAHU KALOI NË EKSTREM: I QUAJTI HEROIKE SULMET TERRORISTE TË HAMASIT NDAJ IZRAELIT DHE KËRKOI QË TË VAZHDOHET LUFTA DERISA TË ZHDUKET IZARELI.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Bejrut, Liban | Në mesazhin e tij një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit ndaj Izraelit, Hezbollahu e quajti sulmin heroik, dhe tha se po vazhdonte betejën me të gjitha forcat e tij.

 

Në një deklaratë të re për të shënuar njëvjetorin e sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit 2023, Hezbollahu tha se ishte i sigurt në aftësinë e tij për të zmbrapsur agresionin e Izraelit dhe u zotua të vazhdojë të luftojë.

 

Grupi i armatosur me bazë në Liban është aleat me Hamasin, që të dy mbështeten dhe financohen nga Irani.

 

Hezbollahu i përshkruan ngjarjet e 7 tetorit si heroike, duke thënë se ato do të kenë rezultate historike në rajon.

 

Nuk ka vend për Izraelin në rajon”, tha ai, dhe duhet të hiqet pa marrë parasysh sa kohë duhet.

 

Hezbollahu fajëson gjithashtu SHBA-në dhe aleatët e saj për dhunën në Gaza dhe Liban që pasoi sulmin terrorist të Hamasit të 7 tetorit, duke thënë se ata mbartin përgjegjësinë e plotë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commenti

Valutazione 0 stelle su 5.
Non ci sono ancora valutazioni

Aggiungi una valutazione
bottom of page