top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HAPJA E MADHE E KATEDRALES 860-VJEÇARE TË ZONJËS SË PARISIT (NOTRE-DAME DE PARIS): PRET 15 MILIONË VIZITORË NË VIT | GJITHÇKA QË NDODHI DJE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Paris, Francë | Me fjalën “Merci” në fasadë, katedralja Zonja Jonë (Notre Dame) falënderoi për shpëtimin pasi një zjarr shkatërrues solli pranë shembjes ndërtesën 860-vjeçare pesë vjet më parë.

 

Këmbanat e katedrales ranë dhe Kryepeshkopi i Parisit, Laurent Ulrich, trokiti në dyert e Katedrales tre herë përpara se të rihapte në mënyrë simbolike ndërtesën kur filloi ceremonia.

 

Pak minuta më parë, presidenti Makron mirëpriti personalitetet me vëmendjen e kthyer kryesisht nga presidenti i ri i SHBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump).

 

Unë jam para jush për të shprehur mirënjohjen e kombit francez, mirënjohjen tonë për të gjithë ata që shpëtuan, ndihmuan dhe rindërtuan katedralen”, tha presidenti Emanuel Makron, duke shtuar se me rinovimin e shpejtë, Franca kishte arritur të pamundurën.

 

Sonte mund të ndajmë së bashku gëzimin dhe krenarinë. Rroftë Notre Dame, rroftë Republika dhe rroftë Franca”.

 

Notre Dame është restauruar me përpikmëri, me një majë të re dhe kupolë anësore, mbështetëset fluturuese dhe gargoylat e gdhendura prej guri u kthyen në lavdinë e tyre të mëparshme, ndërsa gurët e bardhë dhe dekorimet prej ari shkëlqejnë edhe një herë.

 

Marrja pjesë e z. Tramp në ceremoninë e hapjes dhe organizimi i një takimi mes tij dhe presidentit ukrainas Volodimir Zelenski në Pallatin Elize (Elysee).

 

Z. Tramp shtrëngoi duart me Princin Uilliam të Britanisë dhe krerët e shteteve dhe qeverive teksa po shkonte për në pjesën e përparme të katedrales.

 

Ai u ul pranë presidentit Makron dhe gruas së tij, Brixhitës (Brigitte) në rreshtin e parë.

 

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhill Baidn (Jill Biden) u ul në anën tjetër të znj. Brixhit Makron (Brigitte Macron).

 

Miliarderi i Tesla-s, Illn Mask (Elon Musk), një këshilltar i ngushtë i ekipit të tranzicionit të z. Tramp, mori pjesë gjithashtu në ceremoni, ashtu si edhe njeriu më i pasur i Francës, Bernard Arnault, por edhe si kryeministrja italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni dhe ish-presidentët francezë Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy.

 

Megjithatë, u ndje mungesa e Papa Françeskut, i cili, në një mesazh të lexuar me zë të lartë gjatë ceremonisë, tha se ishte një ditë gëzimi, feste dhe lavdërimi.

 

Himni kombëtar i Marsejës, u luajt ndërsa ceremonia po mbyllej. Presidenti Makron priti z. Tramp dhe krerët e shteteve dhe qeverive për darkë në Pallatin presidencial Elize (Elysee), pas ceremonisë.

 

Kryepeshkopi Ulrich do të kremtojë meshën të dielën, e para nga tetë ditët e meshës kushtuar rihapjes dhe e fokusuar në falënderimin, ndër të tjera, donatorët që paguan për rinovimet dhe zjarrfikësit që ndihmuan në shpëtimin e saj.

 

Vizitorët e mundshëm tani mund të rezervojnë një biletë falas online në faqen e internetit të Katedrales.

 

Vitin e ardhshëm do të lejohen vizitat në grup - nga 1 shkurti për grupet fetare ose nga 9 qershori për turistët me guida.

 

Kisha Katolike pret që katedralja të mirëpresë 15 milionë vizitorë çdo vit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page