HAMASI: TRE PENGJE DO TË LIROHEN TË SHTUNËN | IZRAELI: TË GJITHË OSE DO TË KETË LUFTË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 13
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu takohet me zyrtarë të lartë ushtarakë, të sigurisë dhe me ministra.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu është takuar me zyrtarë të lartë ushtarakë, të sigurisë dhe ministra për më shumë se katër orë, ndërsa e ardhmja e armëpushimit të brishtë midis Izraelit dhe Hamasit mbetet e pasigurt.
Një burim e zbuloi këtë për entin mediatik “Haaretz”.
Në takimin në Komandën Jugore të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) marrin pjesë Ministri i Mbrojtjes Israel Kac (Katz), Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer, Shefi i Shtabit të IDF-së në largim Herzi Halevi, trashëgimtari i tij i dukshëm Eial (Eyal) Zamir dhe drejtori i Shin Bet-it Ronen Bar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments