top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HAMASI: FRAKSIONET PALESTINEZE DUHET TË BASHKOHEN KUNDËR PLANIT TË PRESIDENTIT AMERIKAN TRAMP.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 6
  • 2 min read

Gazë | Hamasi u ka bërë thirrje të gjitha fraksioneve palestineze të bashkohen kundër propozimit të presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) për evakuimin e palestinezëve nga Gaza.

 

Këtë e raportojnë mediat ndërkombëtare.

 

Hamasi shtoi se i hedh poshtë kategorikisht deklaratat e presidentit Tramp dhe se palestinezët nuk do të largohen nga Gaza.

 

Hamasi gjithashtu bën thirrje për një takim urgjent të vendeve arabe lidhur me planin e presidentit Tramp për Gazën.

 

Ne bëjmë thirrje për një samit urgjent arab për të adresuar planin për transferimin e palestinezëve nga Gaza”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Hamasit Hazem Kasem (Qassem), duke u kërkuar vendeve arabe t'i rezistojnë presionit të presidentit Tramp dhe të qëndrojnë të vendosur.

 

Zëdhënësi u bëri thirrje gjithashtu organizatave ndërkombëtare të marrin masa të forta kundër planit të presidentit Tramp.

 

Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) është rikthyer për të folur për planin e tij për të ardhmen e Rripit të Gazës.

 

ShBA-ës duke punuar me ekipe të mëdha zhvillimi nga e gjithë bota, do të fillonin ndërtimin e asaj që do të ishte një nga zhvillimet më të mëdha dhe më spektakolare të këtij lloji në Tokë.

 

ShBA nuk do të kishte nevojë për ushtarë. Stabiliteti në rajon do të mbretëronte.

 

Nga ana e tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka promovuar idenë e presidentit Tramp për zhvendosjen e popullsisë së Gazës në vende të tjera.

 

Është një ide e jashtëzakonshme dhe mendoj se me të vërtetë duhet të ndiqet, të ekzaminohet dhe të zbatohet”, tha ai, në një intervistë me transmetuesin amerikan Faks Njuz (Fox News).

 

Vetë ideja për të lejuar banorët e Gazës që duan të largohen... çfarë nuk shkon me këtë? Unë mendoj se SHBA është një kandidat i madh për të rivendosur Rripin e Gazës pas luftës dhe mendoj se kjo tregon vetëm përkushtimin për një të ardhme më të mirë në këtë rajon. Dhe unë e përgëzoj Trampin për gatishmërinë e tij për t'u angazhuar”, tha ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa'ar, në një konferencë shtypi me zv/kryeministrin italian Antonio Tajani në Ashdod.

 

Egjipti thotë se mbështetja izraelite për planin e presidentit Tramp për të evakuuar palestinezët nga Gaza kërcënon negociatat për fazën e dytë të armëpushimit dhe kthimin e pengjeve.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page