top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HAMASI: 57 TË VDEKUR NË 5 SULME IZRAELITE NË GAZA | USHTRIA IZRAELITE: SHËNJESTRUAM TERRORISTËT.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Gazë | Mbrojtja Civile e Hamasit njoftoi vdekjen e 57 vetave në pesë sulme të veçanta izraelite në Gazën qendrore, jugore dhe veriore.

 

Z. Mohammad al-Moughaïr, një zyrtar i mbrojtjes civile raportoi dje 48 vdekje në tre masakra që ndodhën në më pak se një orë.

 

Tre orë më vonë, rreth orës 1:00 dhe 1:30 me orën vendore u raportuan dy sulme të tjera që rezultuan në vdekjen e shtatë dhe dy personave respektivisht.

 

Tre sulmet e para ndodhën pranë një stacioni karburanti në Al-Mauasi (Mawasi) në perëndim të Kan Junisit (Khan Younes), në një shkollë të drejtuar nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA) në kampin e refugjatëve Nuseirat dhe pranë rrethrrotullimit të Beit Lahia.

 

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se kishte shënjestruar terroristët që përdornin një shkollë UNRWA në rajonin Nusseirat dhe një kompani udhëheqëse të Xhihadit Islamik në perëndim të Kan Junisit (Khan Younis).

 

Ushtria thotë se ka marrë masa të shumta për të reduktuar rrezikun e shënjestrimin e civilëve në sulmin ndaj shkollës dhe akuzon edhe një herë Hamasin se fshihet pas civilëve dhe përdor popullatën si armë, gjë që Hamasi e mohon rregullisht.

 

Sipas të njëjtit burim, në 10 ditë janë prekur 7 shkolla.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page