Napoli | “Nuk më interesojnë gjërat e vjedhura në shtëpinë time, por i bëj thirrje zemrës së atij që ka vjedhur qenin e vajzës sime, duke u lutur kushdo që të jetë, ta kthejë, pasi vajza ime e vogël ka rënë në një gjendje ankthi, i cili, po e përkeqëson situatën e saj”, ky është apeli i përzemërt që vjen nga Açerra (Acerra), në Napoli, i nisur nga z. Rosario, babai i një vajze 12-vjeçare që vuan nga një sëmundje e rëndë gjenetike që e detyron atë të përdorë një karrige me rrota.
Ai tha se dje hajdutët hynë në banesën e tij, duke përfituar nga mungesa për disa orë e pronarëve, duke i marrë bizhuteritë me vlerë dhjetëra mijëra euro, si dhe qenin, një Spitz gjerman portokalli, që i përket vogëlushes.
“Gjatë vjedhjes së kryer në banesën tonë - shpjegoi ai - e cila fjalë për fjalë na shkatërroi, u mor edhe qeni i vajzës sime, Maui, i cili përfaqëson të gjithë botën e saj për atë që është e detyruar të jetojë në një karrige me rrota. I bëj thirrje zemrës së kush e vodhi, duke u lutur, kushdo që të jetë, ta kthejë, pasi vajza ime ka rënë në një gjendje ankthi, që po ia përkeqëson situatën ai kthehet, jo pjesa tjetër e mallrave të vjedhura që këta njerëz bënë në shtëpinë time”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments