HAITI: 40 ANËTARË TË BANDËS KRIMINALE “VIV ANSANM” E UDHËHEQUR NGA ISH-OFICERI I POLICISË XHIMI ÇERIZIËR (JIMMY CHERIZIER) I NJOHUR SI “BARBEKJUJA” U VRANË ME HELM NGA NJË GRUA PËR HAKMARRJE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 12
- 2 min read

Port au Prince, Haiti | Një shitëse ushqimesh në Haiti është arrestuar pasi helmoi 40 veta, të konsideruar si anëtarë të një bande kriminale të njohur si “Viv Ansanm”.
Gruaja furnizonte rregullisht me ushqim bandën, kështu që kishte shtuar një substancë toksike të përdorur për të eliminuar parazitët në empanadat e saj (pako me makarona të mbushura, red.).
E akuzuara më pas shkoi në policinë lokale për të rrëfyer atë që kishte bërë dhe nga frika e hakmarrjes.
Në deklaratën e saj, ajo tha se veproi e vetme sepse ishte e ngopur me abuzimet e kryera nga kriminelët.
Sipas medias lokale “Le Nouvelliste”, gruaja, emri i së cilës nuk është zbuluar për arsye sigurie, ka humbur disa nga anëtarët e familjes së saj në duart e bandës e kriminale.
Incidenti ndodhi në një nga lagjet më të dhunshme të Port-au-Prince, kryeqytetit të Haitit, ku krimi i organizuar ka marrë kontrollin pothuajse të plotë që nga kriza politike e vitit 2021.
Banda kriminale “Viv Ansanm”, e udhëhequr nga ish-oficeri i policisë Xhimi Çeriziër (Jimmy Cherizier) i njohur si “Barbekjuja” akuzohet për nisjen e sulmeve të koordinuara ndaj infrastrukturës kritike në ishull, si pjesë e një fushate të dhunshme që detyroi ish-kryeministrin Ariel Henri (Henry) të jepte dorëheqjen.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentare