Tiranë, Shqipëri | Grupimi politik i drejtuar nga deputeti Lulzim Basha kreu rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Gjykata e Apelit në fjalë i kaloi logon dhe vulën e Partisë Demokratike të Shqipërisë deputetit nën hetim penal Sali Berisha, i njohur edhe si drejtues i grupimit politik të quajtur Rithemelimi, tashmë de-jure kryetar i PDSh-së.
Gjykata e Apelit në fjalë, gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk mori në konsideratë rekomandimin e Gjykatës së Lartë për ta trajtuar në themel çështjen e partisë Demokratike të Shqipërisë, duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentare