top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

GRUPI MUZIKOR ABBA PARALAJMËROI KANDIDATIN PRESIDENCIAL TRAMP (TRUMP) QË TË MOS PËRDORË MUZIKËN E TYRE: PAS BEYONCÈ; CELINE DION DHE FOO FIGHTERS.

Uashington, Amerikë | Pas Beyonce, Celine Dion dhe Foo Fighters, Abba gjithashtu paralajmëroi kandidatin presidencial Danlld Tramp (Donald Trump) që të mos përdorte muzikën e tyre në mitingje.

 

Universal Music Group, i cili mban të drejtat e grupit popullor suedez, tha se nuk ishte konsultuar nga fushata e kandidatit republikan për leje përdorimi të këngëve dhe se videoja nga një ngjarje e veçantë në ditët e fundit në Minesota duhet të tërhiqet menjëherë dhe të hiqet”.

 

Të martën e kaluar, në Shën Klod (St. Cloud), kandidati për president kishte luajtur këngë të tilla si Money, Money, Money, The Winner Takes It All dhe Dancing Queen.

 

Minesota është shteti me përqindjen më të lartë të banorëve me origjinë suedeze në SHBA.

 

Fushata, e cila kishte shfaqur gjithashtu një video të grupit Abba në një ekran gjigant së bashku me mesazhe që kërkonin donacione për rizgjedhjen e z. Tramp (Trump), megjithatë pretendon se ka marrë leje përmes një marrëveshjeje me Broadcast Music Inc. dhe Shoqërinë Amerikane të Kompozitorëve, Autorëve dhe Botuesve

 

Benny Andersson, Agnetha Fältskog, Anni-Frid Lyngstad dhe Ulvaeus janë muzikantët më të fundit që paralajmërojnë z. Tramp (Trump) kundër përdorimit të muzikës së tyre.

 

Celine Dion u zemërua kur mësoi se hiti i saj nga Titanic My Heart Will Go On kishte luajtur në një miting në Montana, ndërsa Beyonce bllokoi përdorimin e këngës Freedom nga ish-presidenti, licenca për të cilën iu dha rivales demokrate Kamala Harris dhe që nga ajo kohë u bë himni jozyrtar i fushatës demokrate.

 

Foo Fighters protestuan gjithashtu kur dëgjuan këngën e tyre My Hero si sfond i ngjarjes së miratimit të z. Tramp (Trump) të z. Rabrt Kenedi i Riu (Robert Kennedy Jr).

 

Fushata republikane pretendon se ka blerë të drejtat nga shërbimi BMI Songview dhe grupi e dinte se do të dhuronte të gjitha të ardhurat për fushatën e znj. Heris (Harris).

 

Në fakt është e paqartë se sa fuqi kanë muzikantët për të bllokuar përdorimin e muzikës së tyre nga politikanët.

 

Sipas ekspertëve ligjorë gjithçka varet nga mënyra se si përdoret muzika dhe duket se nuk ka probleme nëse një parti ka marrë një licencë nga Bmi ose Ascap, siç pretendon të ketë bërë fushata e z. Tramp (Trump).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page