Shtutgard, Gjermani | Grupi i shoqërimit (eskorta) që shoqëronte kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban u përfshi në një aksident automobilistik në Gjermani.
Një nga automjetet u përplas me një motomjet i cili bënte pjesë në grupin e shoqërimit të kryeministrit hungarez Viktor Orban.
Kumtohet se aksidenti automobilistik ngjau ndërsa kryeministri Orban ishte rrugës për në aeroportin e Shtutgartit pasi kishte ndjekur një ndeshje të kampionatit europian të kombëtares së futbollit të vendit të tij.
Si pasojë e aksidentit një oficer policie vdiq dhe një oficer tjetër u plagos rëndë.
“Shoferi i makinës u përplas me motoçikletën ndërsa ishte duke marr një kthesë majtas”, tha policia e vendore gjermane.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
留言