top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREVA E TRETË E PËRGJITHSHME NË ARGJENTINË; TENSION QEVERI-SINDIKATË; SHËRBIMET PUBLIKE TË PARALIZUARA; POLICIA MBYLLI KONGRESIN; PENSIONISTËT DEKLARUAN SE PENSIONI 250 $ NUK U DEL PËR TËRË MUAJIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 10, 2025
  • 1 min read

Buenos Aires, Argjentinë | Orë të tëra tensioni në Buenos Aires në lidhje me grevën e tretë të përgjithshme të thirrur sot nga Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT), sindikata më e madhe e vendit.


Sheshi ku mbahet Kongresi është rrethuar shumë dhe forca të shumta federale tashmë janë vendosur rreth tij.

 

Paralizës i parapriu dje kortezhi i zakonshëm javor i pensionistëve, të cilët, kërkojnë nga qeveria e presidentit Javier Milei një rritje urgjente të pensioneve të tyre, shuma minimale aktuale e të cilave është 285820 pesos (rreth 250 dollarë).

 

Demonstrata e sotme pritet të ketë pasoja në funksionimin normal të trenave dhe metrosë.

 

Nuk do të ketë mësime në shkollat ​​dhe universitetet publike dhe private, spitalet publike do të funksionojnë me staf minimal, bankat do të qëndrojnë të mbyllura gjatë gjithë ditës dhe mund të bëhet e vështirë për shoferët që të furnizohen me karburant në pompat e benzinës, ndërkohë që grumbullimi i mbetjeve është paralizuar.

 

Qeveria federale, megjithatë, ka arritur një fitore të vogël: autobusët (colectivos, siç i quajnë argjentinasit) nuk po i bashkohen grevës, megjithëse funksionimi i tyre ndoshta do t'i nënshtrohet kufizimeve.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page