top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREVË E PËRGJITHSHME NË SERBI | STUDENTËT BOTUAN 4 KËRKESA: HESHTJE VARRI NGA VUÇIÇI.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Beograd, Serbi | Ka filluar greva e përgjithshme apo “mosbindja e përgjithshme qytetare”, në të cilën, qytetarët e Serbisë janë thirrur nga studentët, ku do të shfaqen pakënaqësitë ndaj udhëheqësit aktual serb, Aleksandar Vuçiç.

 

Nuk shkojmë në punë, nuk shkojmë në ligjërata, nuk i kryejmë detyrat e përditshme. E marrim lirinë në duart tona. Pjesëmarrja juaj bën dallimin”, kishin shkruar studentët nëpër rrjetet sociale virtuale teksa ftonin të gjithë qytetarët t’iu bashkohen në bllokadë totale.

 

Shumë kompani, shoqata dhe parti politike kanë bërë të ditur se e mbështesin këtë aksion.

 

Edhe shumë media të pavarura duke përfshirë nova.rs, danas.rs dhe N1 i janë bashkuar grevës së përgjithshme.

 

U njoftua se në orën 11:52, në disa vende të Serbisë, do të kryej përkujtimi i viktimave të aksidentit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, pas të cilit, do të mbahet greva e përgjithshme.

 

Për sot në orën 14:00 ishte planifikuar protesta me sloganin “Të sqarojmë, kush është turma e kush është huligani” e organizuar nga Komiteti Protestues i Avokatëve përpara ndërtesës së presidencës së Serbisë.

 

Studentët e shumë fakulteteve të Universitetit të Beogradit, Novi Sadit, Kragujevacit dhe Nishit kërkojnë përmbushjen e disa kërkesave.

 

1- Botimin e plotë të dokumentacionit mbi rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad.

 

2- Hedhjen poshtë të akuzave kundër studentëve dhe të rinjve të arrestuar dhe të ndaluar gjatë protestave lidhur me shembjen e strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad.

 

3- Paraqitjen e padive penale kundër sulmuesve të studentëve dhe profesorëve dhe ndjekjen e tyre ligjore.

 

4- Rritjen e buxhetit të Serbisë për shpenzimet materiale të institucioneve shtetërore të arsimit të lartë me 20%.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page