top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

GREQIA DUKET VEND I MIRË PËR TË PASURIT E BRITANISË SË MADHE | REFORMA FISKALE E QEVERISË LABURISTE RREZIKON QË 9500 SUPERMILIONERË TË LARGOHEN NGA BRITANIA PËR T'U SHPËTUAR TATIMEVE TË REJA.

Londër, Britani e Madhe | Individë të pasur mendojnë të zhvendosin rezidencën e tyre tatimore nga Britania nga frika e reformës tatimore të laburistëve.

 

Qytetarët e pasur me bazë në Britani po largohen nga Mbretëria e Bashkuar me shumicë.

 

Greqia mund të shfaqet si një nga destinacionet kryesore për mega-pasanikët me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që përgatiten të largohen nga vendi si reagim ndaj reformave tatimore të propozuara nga kryeministri laburist Keër Starmër (Keir Starmer).

 

Plani i qeverisë së re të qendrës së majtë për të hequr trajtimin e taksave preferenciale që tradicionalisht u jepet të huajve të pasur mund të shkaktojë një eksod masiv të super të pasurve, paralajmërojnë këshilltarët dhe organet kërkimore.

 

Regjimi i taksave “non dom”, një rregull në fuqi për 200 vjet, u lejon shtetasve të huaj që kanë zhvendosur vendbanimin e tyre tatimor në Mbretërinë e Bashkuar të mos paguajnë taksë mbi të ardhurat dhe fitimet e fituara jashtë vendit deri në 15 vjet.

 

Pas fitores së laburistëve në muajin korrik, firmat e investimeve, menaxherët e pasurisë dhe bankierët privatë që ofrojnë shërbime financiare për mijëra individë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar janë në gatishmëri të lartë mes frikës së një rishikimi të taksave, me Greqinë, Zvicrën, Maltën, Dubain dhe Karaibet që shfaqen si potenciali kryesor i destinacionve të zhvendosjes.

 

Vlerësohet se Britania do të humbasë 9500 milionerë në vitin 2024, më shumë se dy herë më shumë se 4200-ët e vitit të kaluar.

 

Vit pas viti numri i të pasurve që lëvizin në Greqi për qëllime tatimore po rritet.

 

Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare dhe Financave, investimet nga 213 të pasurit që janë shpërngulur në Greqi vitet e fundit korrespondojnë me 106.5 milionë euro (investimi minimal).

 

Megjithatë, informacionet tregojnë se investimet që kanë bërë tani për tani i kalojnë 1 miliardë euro.

 

Nga 213, pesë janë miliarderë, njëri prej të cilëve është grek, i cili investon në pasuri të paluajtshme dhe gjithashtu në aksione të kompanive greke.

 

Në fakt, këta të pestë kanë ngritur edhe zyra familjare, qëllimi i vetëm i të cilave është administrimi i aseteve dhe investimeve, në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga individët rezidentë tatimorë të Greqisë dhe familjarët e tyre.

 

Shumica e të pasurve që zhvendosën vendbanimin e tyre tatimor u larguan nga vende të tjera që ofrojnë stimuj të ngjashëm, pasi kuadri tatimor grek është më i mirë për ta.

 

Në Greqi ata do të paguajnë një taksë fikse prej 100000 € në vit për 15 vjet për të ardhurat e tyre jashtë vendit, pa asnjë detyrim të mëtejshëm për t'i deklaruar këto të ardhura.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page