top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREQI: U ARESTUA OKLEND BERBERI | AKUZOHET SI HAJDUT SERIAL XHEPASH NË TRAMVAJIN E SMIRINËS SË RE (NEA SMIRINI).

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Athinë, Greqi | Autoritetet greke të hetimit penal arestuan:

1- Z. Oklend Berberi, me moshë 36 vjeç.

 

Ai akuzohet si hajdut serial xhepash në Greqi.

 

Autoritetet greke të hetimit penal kërkojnë ndihmë nga publiku që të denoncojë nëse ka dijeni për përfshirjen e tij në të tjera akte kriminale.

 

Z. Berberi është arrestuar në 5 shkurt 2025 si autor i vjedhjes së kuletave të pasagjerëve në tramvaj, në Smirinën e Re (Nea Smyrni), në datat 28 janar dhe 4 shkurt 2025.

 

Duke qenë se vepra penale e mësipërme cënon interesin legjitim të pasurisë, ky zbulim specifik, në përputhje me Urdhrin e Prokurorit përkatës, synon të hetojë, zbulojë ose ndjekë penalisht krime të natyrës së ngjashme që janë kryer nga i pandehuri ndaj viktimave të tjera dhe të parandalojë një kërcënim për sigurinë publike në lidhje me krimet e mësipërme”, kërkohet ndihmë nga publiku për denoncime të mundshme nga subjekte që mund të kenë mbetur viktima të akteve kriminale të z. Berberi.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page