GREQI: TËRMETI 5 BALLË SHKUNDI PATRËN | THELLËSIA FOKALE 18.7 KILOMETRA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 18
- 1 min read

Athinë, Greqi | Një tërmet me magnitudë 5 ballë i shkallës rihter ka ndodhur pasditen e së martës (18/2) në Kilini (Kyllini), të Greqisë.
Konkretisht, sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra ndodhet 7 kilometra në veriperëndim të Kilinit me thellësi fokale 18.7 kilometra.
Siç bën të ditur në postimin e tij sizmologu Akis Tselentis lëkundjet janë ndjerë edhe në Patra.
Greqia kohët e fundit është goditur nga tërmete të fuqishme, ku lëkundjet më të mëdha janë ndjerë në ishullin e Santorinit.
Tërmetet e njëpasnjëshme bënë që shumë vizitorë të braktisinin vendin dhe të largoheshin nga ishulli.
Tërmetet kanë shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale në banesë dhe biznese, ndërsa në njerëz fatmirësisht nuk pati pasoja.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments