![](https://static.wixstatic.com/media/9408e1_4d4d8eb488ab441ea073c93a18621a5f~mv2.png/v1/fill/w_740,h_416,al_c,q_85,enc_auto/9408e1_4d4d8eb488ab441ea073c93a18621a5f~mv2.png)
Athinë, Greqi | Në kuadër të një sulmi të armatosur u vra z. Irakli Davella, me moshë 45 vjeç.
Sulmi i armatosur ndaj tij ngjau në Greqi.
Gjatë sulmit të armatosur mbeti i plagosur z. Edi Lulo, me moshë 46 vjeç.
Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë, me plagë në kokë dhe bark.
Z. Davella konsiderohet si individ që i përket agjenturës shqiptare të krimit ordiner që vepron në Greqi.
Z. Lulo (Edmod Hysa), i cili, ishte shënjestra e sulmit të armatosur ka pasur precedentë penalë që lidhen me një grabitje të ndodhur në vitin 2009, në Greqi, por jo vetëm, ai ka qenë i përfshirë në veprimtari të tjera të paligjshme.
Ai është një person i njohur i botës së krimit në Shqipëri dhe në Greqi.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
![](https://static.wixstatic.com/media/9408e1_2fa2ab886c544295acd46867651ca6bb~mv2.png/v1/fill/w_740,h_348,al_c,q_85,enc_auto/9408e1_2fa2ab886c544295acd46867651ca6bb~mv2.png)
![](https://static.wixstatic.com/media/9408e1_64f8e236d3e749d98cfb4c62eeaa4917~mv2.png/v1/fill/w_900,h_472,al_c,q_90,enc_auto/9408e1_64f8e236d3e749d98cfb4c62eeaa4917~mv2.png)
Comments