GREQI: NË KUADËR TË NJË SULMI TË ARMATOSUR MBETI I PLAGOSUR EDI LULO (I NJOHUR SI EDMOND HYSA) | I VRARË MBETI IRAKLI DAVELLA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 18, 2024
- 2 min read
Updated: Feb 1

Athinë, Greqi | Në kuadër të një sulmi të armatosur mbeti i plagosur z. Edi Lulo (i njohur edhe si Edmond Hysa), me moshë 46 vjeç. Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë, me plagë në kokë dhe në bark.
Nga Dubai (ku gjendej) udhëtoi drejt Gjermanisë. Më 9 dhjetor të vitit 2024 ai kishte mbërritur në Greqi nga Dyseldorfi i Gjermanisë.
I vrarë mbeti z. Irakli Davella, me moshë 45 vjeç.
Sulmi i armatosur ngjau në Greqi. Z. Davella konsiderohet si individ që i përket agjenturës shqiptare të krimit ordiner që vepron në Greqi.
Z. Lulo (Edmod Hysa), i cili, ishte shënjestra e sulmit të armatosur ka pasur precedentë penalë që lidhen me një grabitje të ndodhur në vitin 2009, në Greqi, por jo vetëm, ai ka qenë i përfshirë në veprimtari të tjera të paligjshme.
Ai është një subjekt i njohur i agjenturës shqiptare të krimit ordiner që vepron në Shqipëri dhe në Greqi.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit




Comments