GREQI | BOTOKSI I PAAPROVUAR PËRMBYT TREGUN GREK TË BUKURISË; AUTORITETET PARALAJMËROJNË PËR PASOJA TË RËNDA SHËNDETËSORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 25
- 1 min read

Athinë, Greqi | Autoritetet greke po përpiqen të frenojnë tregtinë e paligjshme të produkteve të pamiratuara të botoksit të importuara nga Turqia dhe Evropa Lindore, të cilat, shiten pa certifikim në klinika, qendra bukurie dhe madje edhe në sallone bukurie.
Çështja doli në pah në vitin 2023, pasi informacione anonime e çuan Policinë Financiare te një tregtar kozmetik në Athinë, i përfshirë në shpërndarje të botoksit të falsifikuar nëpërmjet korrierit dhe transaksioneve Revolut.
Hetuesit sekuestruan 226 shishe me toksinë botulinumi dhe acid hialuronik të ruajtura në një depo në Halandri.
Një zyrtar i Organizatës Kombëtare për Barnat (EOF) dëshmoi se ilaçet nuk kishin licenca qarkullimi dhe paraqisnin rreziqe për shëndetin.
Të dhënat e transportit zbuluan blerës në të gjithë Greqinë, duke përfshirë kirurgë plastikë, firma dermatologjike dhe institute bukurie.
Një kompani e madhe farmaceutike iu bashkua çështjes, duke pretenduar etiketa të falsifikuara të produkteve të saj.
Botox-i i ligjshëm në Greqi kushton deri në 242 euro (€), ndërsa versionet e paligjshme shiten për më pak se gjysmën e tyre.
“Produktet e pamiratuara janë të rrezikshme”, paralajmëroi z. Sotiris Theokaris (Theocharis), president i Shoqatës Helenike Dermatologjike dhe Venereologjike.
Më shumë se 130 mijë procedura botoksi u kryen në Greqi në vitin 2024.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments