Athinë, Greqi | Rezultati më i ulët në Bashkimin Europian për sa i përket kënaqësisë me kohëzgjatjen e kohës së lirë, është Greqia.
Sipas të dhënave më të fundit të disponueshme të Eurostat për vitin 2022, kënaqësia me kohën e lirë në BE arriti në 6.8 pikë, në një shkallë nga 0 (aspak i kënaqur) në 10 (plotësisht i kënaqur).
Krahasuar me sondazhin e mëparshëm të kryer në vitin 2018, ky rezultat mbeti i pandryshuar, duke shënuar një përmirësim të lehtë nga 6.7 pikë të regjistruara në vitin 2013.
Në këtë shkallë, Greqia ishte shumë më e ulët, përkatësisht me 5.5 pikë.
Krahasuar me vitin 2018, edhe rezultati relativ mbeti i pandryshuar, por tregoi një rënie të ndjeshme nga 6.1 pikë në vitin 2013.
Në vendet me performancën më të keqe të BE-së ato përfshijnë, pas Greqisë, Bullgarinë (5.7 pikë) dhe Qipron (6.2 pikë).
Nga ana tjetër, ishin 11 vende të BE-së që “shënuan” më shumë se 7 pikë në përgjithësi të kënaqur me sasinë e kohës së lirë.
Në krye ishin Finlanda (7.7 pikë), Danimarka dhe Sllovenia (të dyja me 7.5 pikë).
Të dhënat zbuluan gjithashtu se familjet pa fëmijë, njerëzit me nivel më të ulët arsimor dhe të moshuarit priren të raportojnë se janë më të lumtur me sasinë e kohës së lirë që kanë.
Në detaje, familjet pa persona në ngarkim ishin më të lumtura (7 pikë) sesa ato me fëmijë të vegjël (6,4 pikë).
Në varësi të nivelit të arsimimit, u konstatua se sa më i lartë niveli arsimor i një personi, aq më i pakënaqur është ai me sasinë e kohës së lirë që ka në dispozicion.
Kënaqësinë më të madhe e deklarojnë personat me arsim të mesëm të ulët (6.9 pikë), të ndjekur nga ata me arsim të mesëm të lartë ose diploma të mëvonshme me 6.8 pikë.
Për sa i përket moshës, shkallën më të lartë të kënaqësisë me sasinë e kohës së lirë e tregojnë ata mbi 65 vjeç me 7.6 pikë, të ndjekur nga grupi i të rinjve nga 16 deri në 24 vjeç me 7.1 pikë.
Europianët nga mosha 25 deri në 64 vjeç ishin më pak të kënaqur (6.4 pikë).
Vihet re se nuk ka dallim midis burrave dhe grave për sa i përket kënaqësisë me sasinë e kohës së lirë (të dy 6.8 pikë).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments