GORILLA FATU E KOPSHTIT ZOOLOGJIK TË BERLINIT MBUSH 68 VJEÇ: AJO ËSHTË MË E VJETRA E SPECIEVE TË SAJ NË ROBËRI | MBËRRITI NË VITIN 1959; NË HABITAT TË EGËR MUND TË JETONTE RRETH 35 VJET.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 11
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Kopshti Zoologjik i Berlinit ka shpallur ditëlindjen e gorillës Fatu (Fatou), e cila, pasnesër mbush 68 vjeç, jo vetëm kafsha më e vjetër në kopshtin zoologjik, por edhe gorilla më e vjetër në robëri.
Gorilla mbërriti në kopshtin zoologjik në vitin 1959.
Për të festuar ditëlindjen e saj, Fatu-ja mori një shportë me fruta dhe perime, të cilat, ajo i hante me kënaqësi.
Duke qenë se Fatu-ja nuk ka më dhëmbë, tregohet kujdes i veçantë që ushqimi i saj të jetë i butë dhe i lehtë për t'u përtypur.
“Fatu-ja merr kujdesin më të mirë të mundshëm nga ne”, shpjegon veterineri André Shule (Schüle).
“Fatu-ja është me ne si një ambasadore për të afërmit e saj të pambrojtur në habitatin e tyre natyror dhe na tregon pse duhet të tregojmë më shumë ndjeshmëri për qeniet e tjera të gjalla në këtë planet.
Ne banorët e qytetit harrojmë shpejt se ne të gjithë varemi nga hapësirat natyrore të paprekura.
Biodiversiteti është baza e ekzistencës sonë dhe një pasuri e çmuar që duhet ta mbrojmë”, tha drejtori Andreas Knieri.
Gorillat në habitat të egër mund të jetojnë për rreth tridhjetë e pesë vjet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント