GJYQTARI ERION BANI SHPALLI VENDIMIN PENAL: ERION VELIAJ “ARREST NË BURG” (NË BURGUN E DURRËSIT).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 12
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjyqtari Erion Bani i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli vendimin penal.
Masa e sigurimit vetjak ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është ajo e “arrestit me burg”.
Ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash penale, si korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre, fshehje e pasurisë, etj.
Për znj. Ajola Xoxa (bashkëshorten e tij) gjykata shqiptoi masën e sigurimit vetjak “detyrim paraqitjeje” në SPAK.
Gjatë seancës gjyqësore avokatët kërkuan lirimin e klientëve të tyre.
Pas seancës që zgjati mbi 5 orë, gjyqtari Erion Bani u tërhoq për vendim dhe dy orë më vonë njoftoi masën e sigurisë për të tetë të dyshuarit.
Biznesmeni Elman Abule do të qëndrojë gjithashtu në burg.
Nuk ka ndryshuar masa e sigurisë për 5 biznesmenët e tjerë.
Z. Veliaj po dërgohet në burgun e Durrësit
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

תגובות