GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË (DEPARTAMENTI SPECIAL) SHQIPTOI URDHËR ARRESTI NDAJ MILAN RADOIÇIÇIT DHE 19 VETAVE TË TJERË | AKUZOHEN PËR KRIME LUFTE KUNDËR POPULLSISË CIVILE NË KOSOVË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 28
- 2 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Gjykata Themelore në Prishtinë (Departamenti Special) shqiptoi urdhër arresti ndaj:
1- Z. Milan Radoiçiç.
2- 19 individëve të tjerë të dyshuar për krime lufte.
Ata akuzohen se kanë kryer krime lufte në Gjakovë - gjatë periudhës kohore që i korrespondon viteve 1998-1999 - kundër popullsisë qytetare (civile) shqiptare.
Ky lajm u konfirmua nga:
1- Z. Ilir Morina, me detyrë shef i Departamentit për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Vendimi për shqiptimin e urdhër-arrestit u muar më 15 prill të vitit 2025 mbështetur mbi një kërkesë proceduriale penale të Prokurorisë Speciale (të datës 27 mars të vitit 2025).
Ata akuzohen për krime lufte që janë kryer në periudhën kohore 7-10 maj të vitit 1999 - në rajonin e njohur si “Ura e Taliqit”, në Gjakovë.
Me statusin e pjesëtarëve të forcave ushtarake dhe policore serbe janë futur shtëpi më shtëpi dhe kanë ndaluar forcërisht civilët shqiptarë.
Burra janë ndarë nga gratë dhe nga fëmijët.
Më pas janë ekzekutuar (106 civilë).
Trupat e viktimave janë zbuluar pas luftës në një varrezë masive në Batajnicë, në territorin e Republikës së Serbisë.
Prokuroria Speciale ka filluar hetimet më 18 mars të vitit 2025.
Urdhër-arresti është bazuar në tregues të arsyeshëm për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile, sipas Kodit Penal të ish-Jugosllavisë (tashmë të sanksionuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës).
Z. Radoiçiç, është gjithashtu i kërkuar nga autoritetet e Republikës së Kosovës për sulmin e armatosur terrorist në Banjskë të Zveçanit, i ndodhur në muajin shtator, të vitit 2023.
Ai konsiderohet subjekt kryesor në hetimet penale paraprake për krimet e luftës gjatë periudhës kohore që i korrespondon viteve 1998-1999.
Sulmi i armatosur la të vdekur në punonjës të Policisë së Republikës së Kosovës, ndërsa i kërkuari kryesor Radoiçiç mori përgjegjësinë për aktin terrorist; besohet se ndodhet i fshehur në territorin serb; autoritetet e Republikës së Serbisë mohojnë çdo përfshirje.
Autoritetet përgjegjëse të hetimit penal kanë ngritur akuzë në lidhje me këtë çështje dhe kanë filluar gjykimin penal ndaj tre të pandehurve që gjenden në territorin e Republikës së Kosovës.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka refuzuar ankesën për gjykimin në mungesë të të pandehurve të tjerë të lidhur me sulmin terrorist të kryer në Banjskë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments