Tiranë, Shqipëri | Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë hodhi poshtë kërkesën e Partisë Demokratike të Shqipërisë për pezullimin e ligjit “Për tatimin e profesionistëve të lirë” - pasi sipas Kushtetueses - nuk evidentohen pasoja të pariparueshme.
Gjykata Kushtetuese vendosi vetëm që ligji për tatimin mbi të ardhurat do të vazhdojë të zbatohet, ndërsa çështja për shqyrtim shfuqizimi ose jo do të vijojë më datë 25 qershor.
Vendimi i sotëm nuk vlerësohet negativ, sepse koha e dhënies së vendimit për shfuqizimin ose jo të ligjit është shumë e afërt, pra data 25 qershor 2024.
Për rrjedhojë, duke qenë se ka mbetur shumë pak kohe nga vendimi përfundimtar, gjykata nuk vendosi pezullimin e ligjit.
Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese iu lë afat palëve të sjellin argumente shtesë deri në 21 qershor 2024.
Ndërsa vendimi final nëse do shfuqizohet apo jo ligji “Për tatimin e profesionistëve të lirë” do të merret në 25 qershor 2024.
Pas 7 orësh diskutime, në një seancë të hapur publike, Gjykata Kushtetuese vendosi të refuzojë miratimin e kërkesës për shfuqizimin e pjesshëm të disa e neneve në ligjin për “Tatimin mbi të ardhurat”, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ftoi përfaqësuesit e palëve paditëse (3 përfaqësuesve të padive, ajo e depozituar nga jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë PD, Shoqata “Instituti i Kontabilistëve të Miratuar” (IKM) dhe “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar” (IEKA), si dhe nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, bashkë me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave e Këshillit të Ministrave të paraqisnin provat shtesë brenda ditës së premte (21 qershor 2024).
Ndërkohë, në fund u vendos që seanca e radhës, ku pritet të jepet edhe vendimi të zhvillohet më 25 qershor, ora 10:00.
Në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua sot seanca e parë për shqyrtimin e tre ankimeve për shfuqizimin pjesor të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”.
Që prej orës 10:00 të mëngjesit, u dëgjuan argumentet e 3 përfaqësuesve të padive, ajo e depozituar nga jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, padia e Shoqatës së “Instituti i Kontabilistëve të Miratuar” dhe Shoqatës së “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar”, si dhe nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë.
Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” u padit fillimisht në Gjykatën Kushtetuese në muajin shkurt nga 38 deputetë të partisë Demokratike.
Ky ligj u dërgua nga Partia Demokratike dhe profesionistët në Gjykatën Kushtetuese me arsumentin se “tatimi cenon sigurinë juridike”, mirëpo qeveria iu është kundërpërgjigjur se nuk mund të favorizohen përjetë.
Në një njoftim zyrtar, Gjykata Kushtetuese tha se nuk ka vendosur ndarjen e kërkesave, pasi për këto tri çështje pritet shqyrtimi nga Mbledhja e Gjyqtarëve, mbështetur në nenin 19 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, i cili ndër të tjera parashikon se:
1- Drejtoria Gjyqësore dhe e Dokumentacionit njofton Kryetarin nëse është regjistruar një kërkesë e njëjtë ose e lidhur me një kërkesë tjetër në shqyrtim para Gjykatës.
2- Në rast se kërkesat kanë objekt të njëjtë dhe janë ende në fazën e shqyrtimit paraprak, Kolegji vendos bashkimin e tyre në një të vetme.
Nëse kërkesat janë në faza të ndryshme të shqyrtimit, për to vendos Mbledhja e Gjyqtarëve.
3- Në rast se shqyrtimi i një çështjeje varet nga shqyrtimi i një çështjeje tjetër të ngjashme me të, Mbledhja e Gjyqtarëve, me shumicën e votave, mund të vendosë shqyrtimin e njërës prej këtyre kërkesave me përparësi dhe pezullimin e shqyrtimit të kërkesave të tjera deri në marrjen e vendimit përfundimtar.
Vendimi për pezullimin u njoftohet palëve dhe ai pezullon edhe afatet procedurale të shqyrtimit të çështjes.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments