GJYKATA KORÇË: PEZULLIM NGA DETYRA PËR PUNONJËSIT E POLICISË SË SHTETIT YLLI DUSHKU; FRANC BYLYKU; LIRIM HYMETLLARI; DENION MYTEBERI || ARREST NË BURG PËR VALMIR BALLIUN: 6 KG HEROINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 10
- 2 min read

Korçë, Shqipëri | Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë u zhvillua senaca gjyqësore me qëllim shqiptimin e masave të sigurimit vetjak në lidhje me arrestimet që kreu Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë (Korçë) ku u gjetën dhe u sekuestruan 6 kilogramë heroinë.
Gjykata e Korçës në përfundim të seancës gjyqësore vendosi pezullim nga detyra për:
1- N/komisar Ylli Dushku me detyre Përgjegjës Turni në Kapshticë.
2- Inspektor Franc Bylyku me detyrë N/specialist kontrollor në Kapshticë.
3- Inspektor Lirim Hymetllari me detyrë Trupë shërbimi në Kapshticë.
4- Inspektor Denion Myteberi me detyrë Trupë shërbimi kontroll vija e dytë në Kapshticë.
Ndërsa për drejtuesin e automjetit Valmir Balliu Gjykata shqiptoi masën e sigurimit vetjak “arrest në burg”.
Seanca zgjati 4 orë e 20 minuta.
“Gjykata pranoi pjesërisht kërkesën e prokurorisë.
Ka deklaruar të paligjshëm arrestimin e punonjësve të policisë dhe ka pranuar kërkesën për caktim mase sigurimi personal me karakter ndalues, atë të ‘pezullimit nga detyra’.
Nga prokuroria u pretendua vleftësimi si i drejtë dhe i ligjshëm i arrestit për të gjithë dhe është kërkuar kjo masë sigurimi me karakter ndalues.
Nga mbrojtja është kundërshtuar fort në dy kërkesat e veta, pasi ne nuk shohim në materialet e dosjes asnjë element kompromentues për ekzistencën e veprës penale të shpërdorimit të detyrës.
Rezultati i kapjes është meritë e AMP, ata kanë patur informacionin, ata kanë organizuar edhe kapjen.
Ajo që thashë unë, pjesa e punonjësve të policisë është që këta punonjës policie pasi mjeti është futur në skaner, janë përfshirë të gjithë në dokumentimin e rastit, pra nuk mund të marrin merita që nuk i kanë.
Por në veprimet e tyre, nuk gjendet asnjë element në mospërmbushje të detyrës.
Është punë rutinë e zakonshme dhe për më tepër klienti që unë mbroj që ishte në pozicionin e përgjegjësit të turnit që është shumë e largët që ai të jetë në të gjitha vendet e shërbimeve në të njëjtin moment kohor”, deklaroi avokati i tyre Nevzat Tarelli.
Së shpejti pritet të zbardhet vendimi Gjykatës, … i cili, do të hedhë më shumë dritë në lidhje me këtë seancë gjyqësore..


Në lidhje me arrestimin e tyre Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi një artikull që mund të gjendet duke trokitur (klikuar) këtu. 👇👇👇
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments