Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Tiranës shqiptoi masën e sigurimit vetjak për të dyshuarin si vrasës të z. Virxhil Vesho.
Ndaj të dyshuarit Zyhdi Shehi gjykata shqiptoi masën e sigurimit “shtrim i detyrueshëm në psikiatri”.
“Arrest në shtëpi” u shqiptua për dy infermieret, konkretisht për:
1- Znj. Glesantina Saraçi.
2- Znj. Nazime Mulla.
Ato akuzohen se kanë kryer veprime që kanë penguar zbulimin e së vërtetës.
“Në atë moment kam filluar ta godas në kokë dhe trup disa herë. Më pas i fola sërish duke i thënë nëse do flasë apo jo, aty mu përgjigj me dy-tre fjalë dhe e godita sërish me karrigen që gjendej aty. Nga ai moment nuk mbaj mend çfarë ndodhi”, deklaroi z. Shehi përpara autoriteteve të hetimit penal.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments