GJYKATA E TIRANËS SHFUQIZOI VENDIMIN E GJYKATËS SË BERATIT E CILA PEZULLOI NGA DETYRA KREUN E AGJENCISË SË MBIKQYRJES POLICORE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË FLORIAN SULEJMANI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 26
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Me kërkesë proceduriale penale të prokurorit Valentin Preçi, gjyqtarja e Tiranës Armela Hasantari shfuqizoi masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Florian Sulejmani.
Vendimi vjen pasi gjykata e Beratit kishte shpallur mos kompetencën.
Gjatë seancës gjyqësore me dyer të mbyllura, prokurori është shprehur se nuk ekzistojnë kriteret që masa e pezullimit nga detyra të qëndrojë në fuqi.
Sipas prokurorit urdhri i kreut të AMP-së për të transferuar dy oficerë - njërin në Dibër dhe tjetrin në Fier - nuk ka shkaktuar pasoja pasi ata mund të zëvendësoheshin me oficerë të tjerë.
Prokurori i çështjes u shpreh se hetimet penale paraprake do të vazhdojnë pa masë sigurimi ndaj z. Sulejmani.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments