top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E TIRANËS DËNOI ME 2 VJET BURG ERMES HOXHALLIN | U AKUZUA SE KRIJOI NJË SKEMË MASHTRIMI KU PREMTONTE BURSA STUDIMI FALAS DHE UDHËTIME NË AMERIKË.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Tiranës dënoi me 2 vjet burg z. Ermes Hoxhalli, me moshë 20 vjeç.

 

Ai akuzohet se krijoi një skemë mashtrimi ku premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në Amerikë.

 

Ai u dënua për falsifikim dokumentash dhe mashtrim kompjuterik, ndërsa përfitoi zbritjen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shktuar, dhe përfundimisht do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg.

 

Ai ka mashtruar zyrtarë të ministrisë nëpërmjet falsifikimeve, duke krijuar një identitet të rremë si Klea Rama dhe prezantohej si mbesa e kryeministrit Rama.

 

Ai akuzohet se duke pretenduar se udhëhiqte një projekt për të rinjtë nën logon, “Let’s talk together aboutUS’23 dhe 24” lëshoi edhe 19 certifikata pjesëmarrjeje për nxënës dhe të paktën një mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë me temë “Projekti Let’s talk together about US’23”.

 

Ai ka falsifikuar dokumente si: certifikata, vula, firma, logo, foto dhe video që iu gjetën në laptonin e tij dhe aparatet celularë.

 

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale si “Falsifikim kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

 

Alarmi u ngrit nga ambasada amerikane, e cila, doli në një deklaratë publike duke thënë se projekti i njohur “Let’s Talk Together About US24”, që kishte si qëllim informimin e qytetarëve sa i përket shkollimit, udhëtimeve apo dhe marrjes së vizave amerikane nuk kishte të bënte aspak me Departamentin e Shtetit të SHBA-ës, departamentin e Arimit të SHBA-ës, apo programet e tjera arsimore si dhe personelin e ambasadës.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page