top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E TIRANËS: “ARREST ME BURG” PËR 5 DHUNUESIT E AV. SOKOL MËNGJESI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 1, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Tiranës shqiptoi masë shtrënguese “arrest me burg” për organizatorin e sulmit ndaj Av. Sokol Mëngjesi.

Ai quhet Dritan Nano.

Por jo vetëm, masë shtrënguese u shqiptua edhe ndaj z. Dorian Alia.

 

Prokuroria e Tiranës ngriti akuzë penale që parshikohet si:

1- Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim”.

Goditje për shkak të detyrës”.

 

Policia vendore i referoi aktet proceduriale penale me akuzën e “vrasje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

 

Z. Dritan nano dhe z. Dorian Alia i kanë mohuar akuzat penale duke thënë se nuk ka qenë një sulm i planifikuar.

 

Z. Dritan Nano - i dyshuar se ka organizuar sulmin - ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni.

 

Z. Dorian Alia (dhëndri i tij) i ka qëndruar deklaratës së parë duke thënë se e ka parë rastësisht dhe e ka qëlluar në moment.

 

Edhe për tre të dyshuarit e tjerë, konkretisht për:

1- Z. Drivald Alia, z. Elton Kasaj dhe z. Romario Tabaku prokuroria kërkoi që tu shqiptohet masa shtrënguese “arrest me burg” në mungesë.

 

Edhe për ta rëndojnë të njëjtat akuza penale.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

bottom of page