Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë shqiptoi masë sigurimi 30 ditë burg për:
1- Z. Olsi Bibollari, me moshë 38 vjeç.
Ai dyhsohet se më 25 gusht 2024 vodhi 15 mijë euro në banesën e kryemjekut Eqerem Hasani (shefi i urgjencës së sëmundjeve të brendshme në QSUT).
Z. Bibollari e hodhi poshtë akuzën penale të ngritur ndaj tij.
Kur u pyet nga Gjykata nëse ka një alibi se ku ka qenë në kohën që dyshohet se është kryer vepra penale ai tha se nuk e mbante mend dhe duhej të kujtohej, por deklaroi se ishte vërdallë nëpër Tiranë.
Prokuroria e tiranës kërkoi që ndaj tij të shqiptohej masa e sigurimit vetjak arrest në burg për 30 ditë, kërkesë proceduriale penale e cila u pranua nga gjykata.
Pritet të kryehen akt-ekspertime për të mbledhur prova të tjera hetimore që do te vijnë në ndihmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes kriminale.
Z. Bibollari u arrestua më 29 gusht 2024, sepse, një mjek i QSUT me të cilin kishte edhe miqësi i ka dhënë 50 mijë euro borxh autorit të vjedhjes, procedurë që e kanë mbyllur me dokumentacion në noteri.
Fabula mbi të cilën është ngritur akuza penale ndaj z. Bibollari është kjo: “Pasi janë takuar mjeku ka harruar çelësin e apartamentit në makinën e z. Bibollari, të cilin, ky i fundit e ka marrë dhe ka shkuar në shtëpinë e mjekut, në lagjen ‘Komuna e Parisit’, të cilën e ka hapur dhe ka marrë 15 mijë euro”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios