Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) shpalli fajtor:
1- Z. Luis (Argen) Çela, i cili, u dënua përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj heqje lirie.
Ai akuzohet për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Çështja penale ndaj tij Çelës u shqyrtua me gjykim të shkurtuar.
Njoftim | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale nr. 32 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurit Luis (Argen) Çela, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të K.Penal”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Ardit Mustafaj, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 2, datë 09.01.2025 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Luis (Argen) Çela për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 284, paragrafi i parë dhe 28, pika 4, të K.Penal dhe duke u bazuar edhe në nenin 334, pika 1, të K.Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Luis (Argen) Çela për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 333/a, paragrafi dytë, i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të K.Penal, të pandehurit Luis (Argen) Çela i jepet një dënim i vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.
Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Luis (Argen) Çela i ulet një e treta e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të pandehurit Luis (Argen) Çela i fillon nga dita e arrestimit, datë 13.09.2024, dhe të kryhet në një institucion të sigurisë së lartë.
Shpenzimet procedurale, të përbëra nga shpenzimet e hetimit paraprak dhe ato të gjykimit, sipas përllogaritjes nga sekretaria gjyqësore, i ngarkohen të pandehurit.
Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit, thuhet në njoftimin zyrtar.
Sipas provave të grumbulluar nga SPAK rezultoi se z. Luis (Argen) Çela së bashku me të tjerë kultivonin farë kërpi (kanabis), konkretisht 2300 fara kanabis me prejardhje holandeze e markës “Royal”, nga të cilat 1300 copë fara lloji “Critical” dhe 1000 copë të llojit “Gorilla”, me vlerë dhe cilësi të certifikuar, e cila, trafikohej në Kalamata dhe Messina.
Kjo farë vinte nga Holanda dhe kultivohej në territore të ndryshme “tarraca”, të pastruara dhe të përshtatura posaçërisht, me sipërfaqe totale rreth 5 (S) strem, totalisht 1665 bimë kanabis, të fuqishme dhe të shëndetshme, me lartësi që varion nga 20 cm deri në 1 (një) metër përafërsisht.
Shuma e prodhuar nga pemët e kultivuara ishte rreth 250 kg. kërp indian i papërpunuar dhe duke bashkëllogaritur çmimin e shitjes të 1 kg kërpi indian të papërpunuar me prejardhje greke, i cili, varion nga 2500 deri 4000 €.
Çmohet se fitimi i pritshëm nga i pandehuri dhe të bashkakuzuarit e tjerë, nga kryerja e aktit të mësipërm, tejkalon shumën prej 75000 €.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Hozzászólások