Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur konfiskimin e disa pronave të z. Alket Hatija, i dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë penale me 20 vite burg për trafik droge.
Gjykata ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për konfiskimin e dy trojeve me sipërfaqe 820 metër katrorë të vendosur në lagjen Plazh të Durrësit, të dy apartamenteve dhe një garazhi, po në këtë lagje, një apartament tjetër të ndodhur në shëtitoren Taulantia të qytetit të Durrësit dhe një apartament në Kavajë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires