GJYKATA E LARTË LA NË FUQI VENDIMIN E GJYKATËS SË APELIT PËR DËNIMIN ME 12 VJET BURG TË ISH-PUNONJËSIT TË POLICISË SË SHTETIT NEVALDO HAJDARAJ PËR VRASJEN E KLODIAN RASHËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 days ago
- 2 min read
Updated: 13 hours ago

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë hodhi poshtë rekursin e:
1- Ish-punonjësit të Policisë së Shtetit (të repartit Shqiponja), Nevaldo Hajdaraj.
Ai u gjykua për vrasjen e:
1- Z. Klodian Rashën.
Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit dhe dënimin me 18 vjet heqje lirie për vrasje me dashje (i cili, u shkurtua në 12 vite heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar).
Prokuroria e Apelit gjithashtu kishte kryer rekurs duke kërkuar dënimin me 20 vjet heqje lirie për të (dënimin maksimal që parashikon neni 76 i Kodit Penal, dhe mos pranimin e gjykimit të shkurtuar për Hajdarajn).
I dënuari Hajdaraj vrau z. Klodian Rasha në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit të vitit 2020, ndërsa e qëlloi nga një distancë prej 5 metrash largësi.
Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, tregonin qartë veprimin e ish-policit, i cili, duket se u pozicionua për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte.
Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, ish-polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments