top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

GJYKATA E LARTË E VENEZUELËS KËRKON TË DHËNAT E ZGJEDHJEVE | KËSHILLI ZGJEDHOR DUHET T'I DORËZOJË BRENDA TRE DITËVE.

Karakas, Venezuelë | Gjykata e Lartë e Drejtësisë (TSJ) e Venezuelës, me një shumicë qeveritare, i ka kërkuar Këshillit Kombëtar Zgjedhor (CNE), nga ana e tij i kontrolluar nga partia në pushtet, të dorëzojë procesverbalin e zgjedhjeve të mbajtura më 28 korrik 2024, në të cilin u shpall se presidenti në largim nikolas Maduro (Nicolás Maduro) fitoi, pavarësisht ankesave për mashtrim nga opozita dhe komuniteti ndërkombëtar.

 

Në një deklaratë zyrtare, presidentja e TSJ-së, Karislia (Caryslia) Rodríguez, bëri thirrje veçanërisht për raportet e numërimit të qendrave të votimit në nivel kombëtar, raportet përfundimtare të totalizimit dhe raportin e dhënies dhe shpalljes së z. Maduro si president.

 

Presidentja Rodríguez theksoi se dorëzimi i këtyre dokumenteve duhet të bëhet brenda tre ditëve të ardhshme.

 

Kërkesa, specifikohet nga TSJ në shënim, përfshin të gjitha elementet e provave që lidhen me sulmin e hakerëve të raportuar kundër sistemit kompjuterik të CNE, një argument që është përdorur disa herë nga “Çavistët” për të justifikuar vonesën në publikimin e fletëvotimet me rezultate të detajuara të zgjedhjeve.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page