top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E LARTË E RUMANISË REFUZOI KËRKESËN PËR ANULIMIN E ZGJEDHJEVE | KËRKESA U PARAQIT NGA UDHËHEQËSI I EKSTREMIT TË DJATHTË GEORGE SIMION.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 22
  • 1 min read

Bukuresht, Rumani | Në Rumani, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën për anulimin e zgjedhjeve presidenciale të paraqitur nga udhëheqësi i ekstremit të djathtë, George Simion.

 

Në një deklaratë të lëshuar këtë mëngjes, Gjykata e Lartë tha se kërkesa për anulimin e votimit ishte refuzuar unanimisht, pasi ishte gjetur e pabazuar.

 

Në balotazhin e 18 majit, z. Simion u mund me 46.4% nga kandidati i qendrës dhe pro-evropian Nikushor (Nicusor) Dan, i cili, mori 53.6%.

 

Pasi fillimisht pranoi humbjen dhe e uroi z. Dan për fitoren, z. Simion dy ditë më parë u tërhoq, duke kërkuar anulimin e votimit, duke denoncuar ndërhyrjen e jashtme në zgjedhje dhe duke drejtuar gishtin në veçanti nga Franca dhe Moldavia, të cilat, kishin ndërhyrë rëndë për të ndikuar në votim dhe për të drejtuar konsultimet.

 

Z. Simion përballet me një rrethanë të ngjashme me akuzat e ngritura kundër Rusisë për suksesin e ekstremistit të krahut të djathtë Kalin Georgesku (Calin Georgescu) në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 nëntor, i cili më vonë u anulua nga Gjykata Kushtetuese.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page