GJYKATA E LARTË E BRAZILIT MIRATOI NDALIMIN E RRJETIT SOCIAL VIRTUAL RUMBLE NË BRAZIL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 8
- 2 min read

Brasilia, Brazil | Seksioni i parë i Gjykatës së Lartë braziliane, STF, ka formuar shumicën për të miratuar vendimin e gjyqtarit Aleksandre (Alexandre) de Moraes më 21 shkurt 2025 për pezullimin e platformës video Rumble në vendin e Amerikës së Jugut.
Këtë e raporton kanali televiziv “GloboNews”.
Ministrat Kristiano (Cristiano) Zanin dhe Flávio Dino shoqëruan ndalimin e gjytqarit Moraes dhe, me shumicën e fituar sot, Rumble do të mbetet i paarritshëm në Brazil nëse nuk zbaton urdhrat e Gjykatës së Lartë.
“Më 21 shkurt 2025, gjyqtari Moraes kishte përcaktuar pezullimin e menjëhershëm, të plotë dhe integral të funksionimit të ‘Rumble INC’ në territorin kombëtar, derisa të respektohen të gjitha urdhrat gjyqësorë të dhënë në këto dokumente - përfshirë pagesën e gjobave - dhe të tregohet në gjykatë personi fizik ose juridik që i përfaqëson”, thuhet në urdhrin e firmosur prej tij.
Rumble dhe Trump Media and Technology Group Corp kanë ngritur një padi kundër gjyqatrit Moraes në Shtetet e Bashkuara, duke argumentuar se vendimet e gjyqtarit për të përjashtuar llogaritë e blogerit Bolsonaro, Allan dos Santos, shkelin sovranitetin e Shteteve të Bashkuara, vendit ku strehohen dy platformat dixhitale dhe ku jeton Santos, një i arratisur nga sistemi i drejtësisë.
“Gjyqtarja e qarkut në Tampa, Florida, Meri Stenson Skriven (Mary Stenson Scriven) vendosi që Rumble nuk duhet t'i bindet urdhrave të ndonjë gjyqtari të huaj për të hequr profilet e blogerit Bolsonaro, duke shtuar se gjyqtari Moraes nuk kishte ndjekur traktatet e zakonshme ndërkombëtare, …”, raporton faqja e internetit “O Antagonista”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments