Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Lartë shqiptoi dënim penal me heqje të përjetshme lirie për z. Dritan Dajti.
Ai akuzohet për vrasjen e 4 punonjësve të Policisë së Shtetit në vitin 2009, z. Kastriot Feskaj, z. Altin Dizdari, z. Sajmir Duçkollari dhe z. Fatos Xhani, e ndodhur më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.
Gjykata e Lartë prishi dënimin penal të shqiptuar ndaj tij nga Gjykata e Apelit, i cili e dënonte 25 vjet heqje lirie dhe la në fuqi vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me dënimin burgim për jetë.
Dënimin do ta kryejë në një institucion të ekzekutimeve të vendimeve penale të sigurisë së lartë
Prishjen e vendimit nr.13, date 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe lënien në fuqi të vendimit nr.95, datë 23.07.2014 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Dritan Dajti do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë
Dritan Dajti u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për veprën penale të vrasjes së biznesmenit Agim Beqa, në vitin 1999.
Viktima kishte nisur ndërtimin e një pallati por ai ishte konfliktuar me disa persona.
Ditën kur do niste gjyqi ndaj tjj, Dritan Dajti u arratis i vetëm në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003.
Ai mori një pistoletë në tualetin e gjykatës, e vendosur më parë nga miqtë e tij.
Me këtë pistoletë, iu drejtua policëve të togës, që kishin për detyrë ta ruanin dhe qëlloi disa herë në ajër.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit