Korçë, Shqipëri | Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë shqiptoi masën e sigurimit vetjak “arrest në burg” për z. Spartak Çela.
Ai u arrestua pak ditë më parë, pas 4 vitesh në kërkim policor.
Ndaj tij rëndojnë katër akuza penale, konkretisht:
1- “Vrasja me dashje e mbetur në tentative”.
2- “Vjedhje me armë”.
3- “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”.
4- “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.
Ai u arrestua më 11 gusht dhe akuzohet se në datën 20 gusht 2020 për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri ndaj z. A. Sh.
Ngjarja ndodhi në një lokal në Velçan të Mokrës, ku qëlloi me kallashnikov drejt disa vetave.
Disa muaj më parë z. Çela kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike.
Policia e arrestoi në fshatin Velçan të Pogradecit, pasi policia u informua se i shpalluri në kërkim u kthye në banesën e tij.
Në datën 20.08.2020 për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. Sh.
Në datën 25.04.2024 pasi është konfliktuar me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij dy aparate celularë dhe një orë dore.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios