GJYKATA E FIERIT: BURG TË PËRJETSHËM PËR AGZAN MËRNICËN; VRASËS I PUNONJËSIT TË POLICISË SË SHTETIT NOVRUZ CENALIA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 30, 2025
- 1 min read

Fier, Shqipëri | Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shqiptoi dënim penal me heqje të përjetshme të lirisë për:
1- Z. Agzan Mërnica, me moshë 24 vjeç.
Ai u akuzua si doras në vrasjen e punonjësit të Policisë së Shtetit Novruz Cenalia, me moshë 29 vjeç, ngjarje kriminale e ndodhur në muajin maj të vitit 2024, në fshatin Baltëz.
Ai u gjykua për shkelje penale të parashikuara si:
1- “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”.
2- “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
3- “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments