top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

GJYKATA E DURRËSIT SHQIPTOI MASËN E SIGURIMIT VETJAK “ARREST NË BURG” PËR DODË RICËN NGA MIRDITA (PRONAR I NJË RRJETI TË LOKALEVE TË STRIPTIZMIT NË SHQIPËRI DHE NË KOSOVË).

Z. Dodë Rica njihet si pronar i rrjetit të klubeve të natës “Strip Club Shqiponja”.

Durrës, Shqipëri | Gjykata e Durrësit shqiptoi masën e sigurimit vetjak “arrest në burg” për:

1- Z. Dodë Rica, pronar i një rrjeti të lokaleve të striptizmit në Shqipëri dhe Kosovë.

 

Z. Rica, me moshë 47 vjeç, me origjinë nga Mirdita dhe banues në Tiranë, akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore.

 

Akuza penale i është ngritur nga autoritetet e drejtësisë penale të Republikës së Kosovës.

 

Gjykata e Prishtinës ka shqiptuar ndaj tij masën e sigurimit vetjak “arrest në burg” në mungesë.

 

Arrestimi i tij u krye në Durrës, pas denoncimeve të disa balerinave, shqiptare dhe të huaja, të cilat kishin punuar më parë në një nga klubet e tij, në Prishtinë.

 

Këto denoncime, të bëra ditë më parë, e përfshinë z. Rica në vepra penale që parashikohen si trafikim i qenieve njerëzore dhe punësim të paligjshëm.

 

Pas akteve të denoncimit të kryera ndaj tuj autoritetet e drejtësisë penale të Republikës së Kosovës kontaktuan me ato të Shqipërisë me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tij.

 

Dodë Rica njihet si pronar i rrjetit të klubeve të natës “Strip Club Shqiponja”.

 

Gjykata e Durrësit, këtë fundjavë e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij për qëllime ekstradimi në Kosovë.

 

Gjykata e Durrësit shpalli veten jokompetente për këtë çështje dhe vendosi që aktet të dërgohen në Gjykatën e Tiranës, e cila është kompetente për gjykimin e rastit me qëllim esktradimi.

 

Me një vendim të veçantë, Gjykata urdhëroi Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, që të sigurojë shoqërimin e z. Rica në varrimin e nënës së tij, në varrezat e Kombinatit, Tiranë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page