top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

GJYKATA E BERATIT SHQIPTOI “ARREST SHTËPIE” PËR EMILIO ZEMËN | AKSIDENTOI ME MOTOMJET NJË TURISTE NGA NEPALI.

Berat, Shqipëri | Gjykata e Shkallës së Parë e Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për z. Emilio Zema, me moshë 20 vjeç.

 

Ai u arrestua sepse u akuzua se aksidentoi me motomjet tre ditë më parë një turiste nga Nepali, me moshë 33 vjeçe, me shkronjat nistrore të gjeneraliteteve S.Th.

 

Masa e sigurimit vetjak iu shqiptua në ambientet e Spitalit Rajonal Berat, ku z. EmilIo Zema është i shtruar dhe nën kujdesin e mjekëve, pas plagëve të marra nga aksidenti automobilistik.

 

Duke parë dinamikën e aksidentit automobilistik ka rezultuar se z. Zema ishte duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave të lejuara.

 

Ka rezultuar gjithashtu se turistja i ka prerë rrugën motomjetit në përpjekje për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën (por jo në vijat e bardha).

 

Duke vlerësuar dëmtimet e marra nga të dyja palët, prokurori Eni Culli i ka kërkuar gjykatës vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të tij për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

 

Pasi ka dëgjuar organin e akuzës si dhe pretendimet e avokatit mbrojtës të 20-vjeçarit, gjyqtarja Lumturi Zhupa, ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e z. Zema dhe i shqiptoi masën e sigurimit vetjak “arrest shtëpie”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

bottom of page