Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi masën e sigurimit vetjak “arrest në burg” për z. Admir Tutaj.
Ajo hodhi poshtë kërkesën e tij proceduriale penale për ndryshimin e masës së sigurimit “arrest në burg”.
Vendimi u muar nga gjyqtaja Saida Dollani.
Z. Admir Tutaj u ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri në datën 19 shtator 2024, sepse, ishte shpallur në kërkim policor ndërkombëtar i akuzuar për tre vepra penale, në muajin prill të vitit 2023, pas një operacioni të Policisë së Shtetit në portin e Durrësit.
Ndaj tij rëndojnë akuzat penale të:
1- “Trafikimi i armëve dhe municionit”.
2- “Grupi i strukturuar kriminal”.
3- “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Ai u shpall në kërkim policor në muajin prill të vitit 2023, pas një operacioni të Policisë së Shtetit në portin e Durrësit.
Në muajin prill të vitit 2023, shërbimet policore gjetën brenda një automjeti furgon, tip Mercedes-Benz, nje arsenal armësh që ishte fshehur në një tavoline druri.
Hetimet penale të karakterit paraprak kumtuan se arsenali i armëve ishte siguruar nga z. Tutaj në bashkëpunim me disa veta të tjerë, me qëllim trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários