top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E APELIT TË POSAÇËM: BURG PËRJETË PËR FESTIM BEXHDILIN (KOPSHTAR I KOMPLEKSIT “GOLDEN” NË PRONËSI TË TË SHPALLURIT NË KËRKIM POLICOR ALTIN HAJRI) | KA GISHT NË ÇËSHTJEN E JAN PRENGËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 25, 2025
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi vendimin penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, me heqje të përjetshme të lirisë për:

1- Z. Festim Bexhdili (me funksion kopshtar i kompleksit “Golden”, në pronësi të të shpallurit në kërkim policor Altin Hajri).


Dënimi penal iu shqiptua në lidhje me përfshirjen në rrëmbimin dhe në zhdukjen pa gjurmë të kufomës së:

1- Z. Jani Prenga, më 17.01.2020.


Seancën e kaluar dy prokurorët e dosjes u përplasën për pretencën duke prezantuar konkluzione të ndryshme.


Një prej tyre kërkoi lënien në fuqi të vendimit të sipërcituar.


Tjetri kërkoi 20 vjet heqje lirie.


Dosja ishte kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit penal me nr. 16, të datës 20.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.


Njoftim | Lënien në fuqi të vendimit nr. 53, datë 29.09.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, thuhet shkurtimisht në vendim.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page