Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë shqiptoi 12 vjet heqje lirie për z. Kiri Mërnica (vëllain e z. Azgan Mërnica, i akuzuar se vrau punonjësin e Policisë së Shtetit Novruz Cenalia) për vrasjen e z. Florian Selimi.
Gjykata e Apelit Tiranë shqiptoi dënim penal edhe për z. Sadri Selaci, bashkëpuntorin e tij.
Akti kriminal ngjau më 13 gusht të vitit 2019, në fshatin Sulaj, të Fierit, ku 23-vjeçari u gjet i vrarë me thikë.
Kufoma e tij ishte e hedhur në një kanal dhe u gjet pas disa orësh kërkime.
Viktima Florian Selimi me moshë 23 vjeç ishte goditur me thikë në qafë dhe trupi i tij ishte tërhequr për disa metra nga vendngjarja.
Znj. Dukate Selimi nëna e z. Florian Selimi disa herë ka apeluar për drejtësi penale si në organet kompetente ashtu dhe në organet mediatike.
Njoftim | Në përfundim të gjykimit, më datë 19.11.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Shala dhe anëtarë znj. Brikena Ukperaj dhe z. Dritan Hasani, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 583, datë 04.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier në lidhje me fajësinë dhe masën e dënimit për të pandehurit K. M, L. B e R. M sa i përket veprave të parashikuara nga nenet 323/1 e 278/1 të Kodit Penal, si dhe provat materiale e shpenzimet gjyqësore.
- Ndryshimin e vendimit nr. 583, datë 04.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për pjesën tjetër si vijon:
- Deklarimin fajtor të pandehurit K. M për kryerjen e veprës penale "Vrasje me dashje", parashikuar nga neni 76, 22 e 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim.
- Bazuar ne nenin 55 të K. Penal, bashkimin e dënimeve me një dënim të vetëm prej 12 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të pandehurit R. M për kryerjen e veprës penale "Vrasje me dashje", parashikuar nga neni 76, 22 e 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim.
- Bazuar ne nenin 55 të K. Penal, bashkimin e dënimeve me një dënim të vetëm prej 12 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të pandehurit L. B për kryerjen e veprës penale "Vrasje me dashje", parashikuar nga neni 76, 22 e 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim.
- Bazuar ne nenin 55 të K. Penal, bashkimin e dënimeve me një dënim të vetëm prej 12 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të pandehurit M. M për kryerjen e veprës penale "Vrasje me dashje", parashikuar nga neni 76,22 e 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit nga të pandehurit K. M, R. M, L. B dhe M. M të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios