top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E APELIT NDRYSHOI MASËN E SIGURIMIT NDAJ ROBERT KULLËS (DJALI I NEHAT KULLËS).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 14, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndryshoi masën e sigurimit “arrest me burg” për z. Robert Kulla (i biri i z. Nehat Kulla, ky i fundit tashmë i ndjerë).

 

Z. Kulla u akuzua se kishte ushtruar dhunë ndaj njerkës së tij pas një konflikti pronësie.

 

Tashmë z. Kulla do të duhet të qëndrojë në arrest shtëpiak gjer në fund të mbylljes së hetimeve paraprake.

 

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, mbi kallëzimin e shtetases me iniciale L. K, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale R. K., i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtje.

 

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim, shtetasin me iniciale R. K., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Dhuna në familje” dhe “Vetëgjyqësia”, parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 277 të Kodit Penal.

 

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1443 Regj.Them, datë 03.06.2024, ka vendosur:

 

- Vlerësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit R. K.

 

- Caktimin si masë së sigurimit personal ndaj personit nën hetim R. K atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Dhuna në familje” dhe “Vetëgjyqësia”, parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 277 të Kodit Penal.

 

- Urdhërohet policia gjyqësore që ta çojë menjëherë në një institucion paraburgimi personin nën hetim R. K.

 

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale R. K, i cili kërkoi prishjen e vendimit, lirimin e menjëhershëm pasi nuk e ka kryer veprën penale.

 

Në alternativë caktimin e një mase sigurimi më të butë.

 

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 14.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fuat Vjerdha vendosi:

 

- Miratimin e vendimit nr. 1443 Regj.Them, datë 03.06.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me këto ndryshime:

 

- Caktimin ndaj të dyshuarit R. K të masën e sigurimit “arrest në shtëpi", parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, duke e urdhëruar të dyshuarin R. K të mos largohet nga banesa e tij...

 

- Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dyshuarit R. K nga IEVP “Jordan Misja” Tiranë, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

bottom of page