GJYKATËSI FEDERAL HODHI POSHTË ANKIMIN E AGJENCISË SË LAJMEVE ËSOSHIEITID PRES (ASSOCIATED PRESS) KUNDËR PRESIDENTIT TRAMP (TRUMP) | SHTËPIA E BARDHË: TË BËSH PYETJE ËSHTË PRIVILEGJ JO NJË E DREJTË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 25
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Një gjykatës federal refuzoi sot apelin e agjencisë së lajmeve Ësoshieitid Pres (Associated Press) për të rrëzuar ndalimin e presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) për praninë e agjencisë në Zyrën Ovale dhe në Eër Fors Uan (Air Force One).
Këtë lajm e raporton transmetuesi televiziv “CNN”.
Mosmarrëveshja midis presidentit dhe medias u ngrit pasi agjencia e lajmeve “AP” vendosi të vazhdojë të përdorë togfjalëshin “Gjiri i Meksikës” pavarësisht se presidenti Tramp (Trump) e riemëroi atë si “Gjiri i Amerikës”.
“Siç e kemi thënë që në fillim, bërja e pyetjeve presidentit të Shteteve të Bashkuara në Zyrën Ovale dhe në bordin e Eër Fors Uan (Air Force One) është një privilegj që u jepet gazetarëve, jo një e drejtë”, tha Shtëpia e Bardhë.
“Ne qëndrojmë me vendosmërinë tonë për të kërkuar llogari për lajmet e rreme ‘fake news’, për gënjeshtrat e tyre dhe presidenti tramp (Trump) do të vazhdojë të ofrojë një nivel të paprecedentë të aksesit në shtyp. Kjo është administrata më transparente në histori”, tha Shtëpia e Bardhë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments